E bujshme/ Ish-lojtari Fenerbahçes dhe Kombëtares turke firmos në Shqipëri, do të drejtojë Erzenin

Erzeni ka shkarkuar ditën e sotme trajnerin Xhevahir Kapllanin, i cili largohet vetëm tre javë përpara përfundimit të kampionatit. Shijakasit e kanë gjetur pasardhësin e tij dhe ai pritet të zyrtarizohet së shpejti. “RTSH Sport“ raporton se Volkan Demirel do të jetë trajneri i ri i Erzenit.

41-vjeçari turk është një emër i njohur i futbollit, teksa në karrierën e tij ka mbrojtur për vite me radhë portën e Fenerbahçes si dhe atë të Kombëtares së Turqisë. Demireli ka qenë prezent në Shqipëri së fundmi, ku ndoqi nga afër edhe derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Përvoja e tij e fundit si trajneri ishte në krye të Hatajasporit, klub i cili u shkri pas goditjes së rëndë që mori nga tërmeti shkatërrimtar i muajit shkurt që goditi Turqinë dhe Sirinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online