E bujshme/ Ikën nga Tirana me bastin e humbur ndaj Halilit, Kobinan e duan tre ekipe në elitën e Greqisë

Nga Klaudio Ndreca

“President, nëse shënoj ndaj Partizanit, sa do të ma japësh?”. Kjo ishte pyetja e Kobina karshi Halilit përpara ndeshjes derbit të fundit. Kreu i bardhebluve ishte i gatshëm të “hapte thesin” nëse kjo do të ndodhte, por Kobina nuk e tundi dot rrjetën e Hoxhës.

Një bast i humbur që do të harrohet pasi suksesi u arrit, Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë. Me ardhjen e Egbosë kemi pasur edhe një ndryshim të Kobinas që është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm të ekipit.

Kontrata ka përfunduar dhe lojtari do të përgatitet për një tjetër aventurë. Tre ekipe janë në garë për të marrë shërbimet e tij, ku Lamoa, Volos dhe Panitolikosi që janë pjesë e elitës së futbollit grek kërkojnë ta afrojnë në merkaton e verës. Por pikësëpari duhet të gjendet akordi me Tiranën pasi bardheblutë e duan me patjetër për Europën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *