E bujshme/ I detyroi të gënjenin! Strakosha nuk e duron dot më Reinën, hedh dorezat në tokë dhe plas keq te Lacio

Nga Klaudio Ndreca

Në ditën e dielë do të dilte njoftimi nga ana e Lacios se Thomas Strakosha ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës dhe për këtë arsye nuk do të ishte i grumbulluar ndaj Parmës. Në këtë komunikim të klubit nuk flitej për një datë të rikthimit sa i përket gardianit shqiptar që sipas të gjitha gjasave, nuk mund ta shohim më me fanellën e Lacios.

“Cittaceleste” ka zbuluar se në stërvitjen e fundit të së shtunës ka plasur gjithçka. Strakosha mësoi se do të rikthehej sërish në stol, ndërsa Reina ishte zgjedhur titullar ndaj Parmës. Nervat kanë tradhëtuar portierin shqiptar që ka përplasur dorezat në tokë dhe është larguar menjëherë drejt shtëpisë.

Kjo sjellje nuk mund të pranohet aspak nga ana e Lacios që do ta dërgojë në tregun e transferimeve, për ta larguar që në janar. Media italiane ka raportuar se “Premier League” është një pistë që ka shumë mundësi të ndodh për Strakoshën. Por përse Lacio e raportoi si një dëmtim çështjen e Strakoshës? Në këtë klub nuk kërkojnë shpërthimin e një çështje tjetër mes shumë polemikash që ka brënda kryesisë, pasi do të nxiste tifozët më tepër për kundëpërgjigje. Por tashmë është gjithçka e qartë, Thomas Strakosha nuk po e duron dot më rivalitetin me Reinën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online