E bujshme/ Futbolli do të ndryshojë! VAR do të futet për kornet dhe kartonët e verdhë, gati rregulli i futbollit amerikan dhe kartoni i kuq…i përkohshëm

Futbolli është gati për të marrë një ndryshim të rrënjësishëm. Bordi Ndërkombëtar për Përcaktimin e Rregullave të Futbollit (IFAB) po shqyrton zgjerimin e kompetencave të gjyqtarëve nga dhoma VAR.

Sipas raportimit të mediave europiane, VAR do të ndërhyjë edhe për kartonët e verdhë, kornet dhe njëkohësisht për goditjet e dënimit në zonat e rrezikshme afër portës. Gjithashtu pritet që arbitri të ndalojë kohën sa herë të thirret nga VAR, si në futbollin amerikan.

Më e veçanta është rregulli i kartonit të kuq të përkohshëm. Autoriteti i arbitrit në fushë do të rritet, teksa nëse shkon për të debatuar me arbitrin për një vendim të caktuar, mund të përfundosh me karton të kuq përkohësisht për “sjellje të pahijshme ndaj gjyqtarit”.

Vetëm kapitenët kanë të drejtë për “të kërkuar llogari” për vendimet, gjithë pjesa tjetër e lojtarëve rrezikojnë shumë edhe përjashtimin. Nëse të gjitha këto ndyshime do të zbatoheshin, futbolli do të merrte një pamje tërësisht të re. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online