Edon Zhegrova është një nga lojtarët më në formë në Ligën 1 të Francës. Sulmuesi shqiptar është shndërruar në një makth për mbrojtësit kundërshtarë, të cilët shpesh herë kanë rënë pre e driblimeve të tij. Me 11 gol të shënuar dhe 9 asiste të dhënë në këtë sezon në të gjitha garat, Edon Zhegrava ka arritur të tërheqë vëmendjen e gjigantit të Italisë, Juventusit.
“La Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se drejtuesit e klubit të bardhezinjve e pëlqejnë profilin e lojtarët të Kosovës, të cilin e shohin si alternativën e duhur në verë. Marrëdhënia mes Juventusit dhe Lilës është mjaft e mirë, teksa së fundmi Ueah dhe Zhalo janë bërë pjesë e “zonjës së vjetër” prej klubit francez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/