E bujshme/ Ekipi i Serisë A ofron 1.2 milionë euro për Ylber Ramadanin, Aberdeen mërzit mesfushorin shqiptar me refuzimin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Një ofertë zyrtare ka shkuar te Aberdeen sa i përket Ylber Ramadanit. Mesfushori shqiptar është ndjekur me shumë vëmendje nga ana e Leçes që do të jetë pjesë e Serisë A në sezonin e ardhshëm.

Media skoceze “Pressandjournal” zbuloi ofertën prej 1.2 milionë eurosh që mbërriti për lojtarin e Kombëtares. Megjithatë Aberdeen vendosi që ta refuzojë pasi kërkon më shumë para për Ramadanin. Padyshim që ky vendim e mërzit lojtarin shqiptar pasi po i heq mundësinë për të bërë transferimin e jetës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *