Minuta të pakëta ka për Armando Brojën te Chelsea, ndërsa largimi i sulmuesit shqiptar shihet si zgjidhja e vetme. Lista e klubeve që janë të interesuara për shërbimet e këtij futbollisti po shtohet gjithmonë e më tepër.
Mediat spanjolle bëjnë të ditura se Atletiko Madridi ka hyrë në garë për elementin e londinezëve. Madje është kthyer në dëshirën e parë të drejtuesve në merkato. Diego Simeone ka kërkuar shërbimet e këtij sulmuesi për të zgjidhur problemet që ka Atletiko me shënimin e golave. /Sport Ekspres/