UEFA ka marrë vendimin drastik në mënyrë që të dënohet fenomeni i manipulimeve të ndeshjeve. Kështu sot është zyrtarizuar gjithçka sa i përket pezullimit të klubit letonez Ventspils. Këta të fundit janë ndëshkuar me ndalimin për të luajtur në Europë për 7 vitet e ardhshme për manipulimin e ndeshjeve.
Një dënim ky më i lehtë sesa i Skënderbeut në Shqipëri, teksa letonezët kanë edhe afatin e përcaktuar se në sezonin 2027-2028 do të ketë mundesinë për t’u rifutur sërish për garën e Europës. Nga krahu tjetër dënim 10-vjeçar ka marrë arbitri rus, Sergei Lapochkin, që është i ndaluar të arbitrojë deri në mars të 2031 për shkak se mori pjesë në fiksimin e ndeshjes Venstpils-Bordeaux në kualifikimet e “Europa League” në sezonin 2018-2019. /Sport Ekspres/