Tashmë githçka është e sigurtë, Klaus Gjasula është transferuar tek ekipi i Hamburgut në Gjermani. Ditën e djeshme shqiptari bëri shkëputjen me skuadrën e Paderbornit, për të nisur një epokë të re në karrierën e tij futbollistike.
Ky është një hap i ri i lojtarit të përfaqësueses tonë për t’u rritur profesionalisht. Sot Gjasula ka kryer testet mjekësore dhe gjithçka është gati për 30 vjeçarin që t’i bashkohet skuadrës. Ai ka firmosur një kontratë 2 vjeçare, e cila përfundon në verën e 2022.
Bëhet fjalë për ekipin e Hamburgut, që ndryshe njihet me termin “dinozaurët” përshkak se është një nga ekipet më të vjetra në Gjermani. Në sezonin e fundit kjo skuadër u rendit në vendin e tretë në Bundesliga 2 dhe kërkon që në sezonin e ardhshëm të ringjitet në elitë. /Elio Hajdari- Sport Ekspres/
Zweikampfstark. Beidfüßig. Flexibel. Erfahren. ?? #nurderHSV #Neuzugang pic.twitter.com/gCMUEQk2fO
— Hamburger SV (@HSV) July 15, 2020