E bujshme/ Dikur qeshnin në Shqipëri me grevën e Superiores! Ndodh në La Liga, ekipet nuk zbresin në fushë këtë fundjavë për…ligjin e sportit

Gjatë fundjavës duhet të zhvillohen ndeshjet e La Liga, por ato janë vendosur seriozisht në pikëpyetje.  E gjithë kjo është bërë e ditur nga njeriu i parë i saj, Javier Tebas, dhe shkak është Superliga evropiane. Disa persona në La Liga dhe klubet kryesore në këtë kampionat duna që të rifillojnë projektin e lënë pezull.

Qeveria Spanjolle ka miratuar së fundmi Ligjin për sportin që përmban një sërë ndryshimesh. Por njëra prej tyre është shumë shqetësuese pasi klubet lejohen që të marrin pjesë në Superligën Europian dhe në La Liga, ndryshe nga çfarë ishte thënë më parë.

Për këtë arsye, Tebas po i luan të gjitha kartat aq sa thuhet se ndeshjet nuk do të zhvillohen këtë fundjavë sipas kalendarit duke bërë grevë deri në ndryshimin e ligjit të sportit. Një situatë e tillë është parë edhe më herët në Superiore, ku asokohe kishte jo pak nënqeshje për shtyrjen e nisjes së kampionatit deri në ndryshimin e vëmendjes së Qeverisë karshi futbollit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online