E bujshme/ Dalin pamjet e para të Gareth Bale në Londër, transferimi që i jep jehonë “Premier League”

Nga Klaudio Ndreca

Ky sezon i ri në “Premier League” do të marrë më tepër jehonë, teksa kanë mbërritur lojtarë të klasit të lartë nga kampionatet elitare të Europës. Këtë herë është momenti për të zyrtarizuar Gareth Bale, yllin uellsian që po shuhej te Reali i Madridit. Megjithatë ka shumë për të dhënë me potencialin që zotëron dhe mungesa e dëshirës për t’u impenjuar me madrilenët e dërgoi gjendjen deri në këtë pikë.

Së fundmi Gareth Bale ka mbërritur në Londër, atje ku kanë dalë edhe pamjet e para. Gjithçka është e mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e Totenhemit për të përfunduar këtë lëvizje. Drejtuesit e skuadrës angleze e kanë plotësuar dëshirën trajnerit Murinjo i cili kërkoi një emër të madh në merkaton e verës. Nga ana tjetër vuajtjet do t’i shtohen më tepër Ernest Gjokës pasi Totenhemi do të ndeshet kundër Shkëndijës në turin e tretë të “Europa League”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online