Debutim i Kumbullës si titullar? Trajneri i Romës flet hapur: Këtu nuk është si te Verona, por kuptoi gjithçka i thashë

Nga Klaudio Ndreca

Marash Kumbulla është zyrtarizuar vetëm pak ditë më parë në ekipin e Romës. Kjo do të jetë skuadra e re e mbrojtësit shqiptar që ka bërë një hap të rëndësishëm për karrierën e tij. Për ironinë e fatit, përballja e parë do të jetë kundër Veronës. Megjithatë trajneri Fonesca është shprehur se debutimi i Kumbullës nuk do të vijë në këtë ndeshje, të paktën jo si titullar.

Në konferencën për shtyp trajneri i Romës ka theksuar faktin se vetëm pak ditë në dispozicion nuk e bëjë të mundur që mbrojtësi shqiptar të kuptoi menjëherë filozofinë e lojës, e cila ndryshon nga Verona. Por nga ana tjetër nuk mungoi vlerësimi për faktin se kishte arritur të kuptonte gjithçka nga këshillat e marra.

“Le të shohim. Kumbulla vetëm sapo ka mbërritur dhe unë nuk mendoj se është gati për ta nisur nga fillimi. Ai duhet të kuptoj mënyrën sesi ne luajmë, është e ndryshme nga ajo te Verona. Por unë jam i gëzuar për faktin se më është dukur një djalosh inteligjent dhe që kuptonte gjithçka nga këshillat e dhëna”, u shpreh Fonesca. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online