Armando Cungu jep dorëheqjen nga drejtimi i Vllaznisë!
Trajneri shkodran i ka paraqitur sot dorëheqjen kryebashkiakes Voltana Ademi, e cila ka në dorë aprovimin ose refuzimin e dorëheqjes.
Humbja e fundit në Kamzë shtoi ndjeshëm presionin mbi Cungun, i cili e ka kuptuar se nuk ekzistonin më hapësira rikuperimi dhe renditja e loja e dobët ishin sinjal i qartë që duhej ndryshim.