Armando Broja shihet si një talent që do të jetë pika kyçe e sulmit të skuadrës në të ardhmen. Megjithëse pati shumë interesim për kartonin e tij këtë verë, trajneri Tuchel vuri veton e tij për ta mbajtur 20-vjeçarin “Stamford Bridge”. Sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e bluve të Londrës këtë sezon, ku i janë premtuar minuta në fushën e lojës.
Ndërkaq, David Ornstein i “The Athletic” bën me dije se Chelsea ka nisur tashmë kontaktet për rinovimim e kontratës së Armando Brojës. Kontrata aktuale skadon në vitin 2026, por duket se londinezët dëshirojnë ta blindojnë në “Stamford Bridge” talentin e Kombëtares kuqezi. Gjithashtu palët po diskutojnë edhe për rivlerësimin e kontratës aktuale, duke ekzistuar mundësia për një rritje page të Brojës./Sport Ekspres/