Chelsea duket se ka hequr dorë nga Armando Broja dhe ka vendosur që të bëjë para me sulmuesin shqiptar. Ky është raportimi i Evening Standard që tregon planin e së ardhmes të londinezëve.
Sipas tyre, Tuchel do të zgjedh që të shesë prodhimin e akademisë në verë në mënyrë që të gjenerojë më shumë fonde. Nga ana tjetër, Arsenali dhe Southampton kanë hyrë menjëherë në garë për të kërkuar shërbimet e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/