E bujshme/ Championsi mund të sjelli ndryshime thelbësore, te Juventusi mendojnë Igli Taren

Juventusi u kurorëzua kampion për të 9-in vit radhazi në Serie A, por pavarësisht kësaj rruga për të mbërritur te trofeu nuk ka qenë bindëse. Sarri dhe skuadra bardhezi kanë qenë në qendër të kritikave këtë sezon, duke mos kënaqur opinionin sportive dhe tifozët me paraqitjet në fushën e lojës. Përpara i pret sfida më e rëndësishme e sezonit, teksa do të përballen me Lionin për të synuar Cnampions League-n.

E në rast dështimi, Anjeli po mendon ndryshime në stol dhe në drejtues të klubit. Gazetari Italian, Fabio Santini ka zbuluar për “7 Gold” se një ecuri negative në Champions do të sillte lamtumirën me Sarrin, ndërsa në vendin e tij shihet sërish Alegri. Por nuk është vetëm kaq. Edhe Pratiçi do të mbyllte detyrën e tij dhe pasardhësi gjendet në Romë. Pikërisht një shqiptar do të merrte rolin e drejtorit sportive dhe ai është Igli Tare. Vlonjati ka bërë një punë të shkëlqyer te Lazio dhe kjo mjafton për të bindur një klub të madh si Juventusi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *