E bujshme/ Arsenali thërret me urgjencë Maldinin e Shqipërisë, talenti i Kombëtares është gati për hapin e madh

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Maldin Kacurri kaloi një eksperiencë fantastike te Morecambe në Angli, pasi u huazua nga Arsenali. Më herët mbrojtësi shqiptar kaloi një eksperiencë të dështuar në huazim, por me Moracambe mori jo vetëm minuta, por edhe gjithë vëmendjen e klubeve angleze. Në emisionin Mega Sport që transmetohet në EuroNeës me Drilon Xhepollarin është folur sa i përket rastit konkret. Huazimi i Kacurrit te Morecambe kishte mbaruar dhe pas nivelit fantastik të treguar, drejtuesit e klubit i kërkuan Arsenalit që të zgjatej bashkëpunimi.

Por topcinjtë e refuzuan kërkesën dhe kërkuan ardhjen e shqiptarit sa më shpejt. Për të është ngjallur interesim nga ekipet e League One dhe League Tëo, pa harruar edhe ekipet më të mira të Nationals League. Tani mbetet të shihet nëse Arsenali do të shfrytëzojë momentin për të shitur lojtarin e Shqipërisë apo Arteta do të befasojë për ta marrë në ekip, pasi Kacurri ka debutuar me Artetën më parë. Në cdo rast ky është një lajm i mirë dhe nuk duhet harruar që Anis Mehmeti që sot e duan të gjithë në Kombëtare, 4 sezone më parë luante në Nationals League me ëycombe. /Sport Ekspres/