Golat dhe performanca e Armando Brojës me Southampton në vetëm gjysmë sezoni ka bërë që sulmuesi shqiptar të jetë lojtari që vlen më tepër në gjithë historinë e Kombëtares Shqiptare. Sipas informacioneve të mbledhura nga Tuttomercatoëeb, Chelsea e vlerëson Brojën aktualisht, të paktën 70 milionë euro.
Një shifër rekord kjo që nuk është arritur kurrë më parë. Ndërkohë një shifër e tillë e kalon edhe vlerën e Romelu Lukakut, blerjes së bujshme të Chelsea. Për shkakun e zhgënjimit të madh pas kalimit nga Interi, vlera aktuale e belgut ka shkuar në vetëm 45 milionë euro. /Sport Ekspres/