Merkato e nxehtë do të jetë në këtë verë jo vetëm për futbollistët, por edhe për trajnerët. Një shkëmbim të bujshëm do të bëj edhe Shqipëria U-21 me Kukësin, pasi do të kemi zëvendësimin e teknikëve.
Alban Bushi do të lërë Shpresat dhe do t’i bashkohet ekipit të verilindorëve për të marrë frenat e skuadrës. Është kjo lëvizja që pritet të bëj Gjici në rastin se Kukësi nuk do të fitojë titullin kampion në këtë sezon. Lajmi është konfirmuar në studion e “Fair Play” që drejtohet nga Enkeleida Zeko, teksa nga ana tjetër është Orges Shehi që do të nisë një eksperiencë të re në karrierë pasi do të drejtojë Kombëtaren e Shqipërisë për moshën U-21. /Sport Ekspres/