Nga Klaudio Ndreca
“Le ta nisim nga shtresat më të varfëra, në futbollin shqiptar merren rroga marramëndëse”, në këtë mënyrë u braktisën sportistët në Shqipëri gjatë kohës së pandemisë. Pra me lojtarët e Superiores që u cilësuan si “pasanikë”, u dogjën edhe të tjerët që ushtroheshin me sport për të mos marrë asnjë qindarkë nga ana e shtetit gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe të pazakontë.
Por në mediat botërore ajo që po bën bujë është paga e luftës, siç në Shqipëri e quajnë, që ka mbërritur për Nejmarin nga Qeveria në Brazil. Megjithëse nuk ishte kualifikuar për ta marrë, janë akorduar 120 dollarë për futbollistin më të shtrenjtë në botë. Në këtë mënyrë i janë gjendur pranë të gjithëve në Brazil për vështirësinë që kanë kaluar njerëzit në vend për shkakun e Koronavirusit. /Sport Ekspres/