E bëri më të bukur, Pano kritikon Skukën te goli: Duhej ta godiste direkt me të djathtën, do përfundonte edhe jashtë si herët e tjera

Xhuliano Skuka arriti që të realizonte dy gola në fitoren e Partizanit kundër Bylisit me shifrat 2-1. Në rastin e parë, ky sulmues arriti që të shënonte nga penalltia. Ndërsa në të dytin, dhuroi jo pak spektakël duke dribluar Teqjan, para se ta dërgonte topin në fundin e rrjetës.

Pikërisht te ky gol ka pasur kritikat e tij edhe Ledio Pano, që i ftuar në “Oversport”, u shpreh se Skuka duhej ta bënte golin e sigurt: “Do të donim të ishte më reale. Ajo që zgjodhi Skuka, mund të dilte edhe jashtë fushës, si ka dalë herët e tjera. Duhej që ta kishte goditur me këmbën e djathtë direkt”, tha Pano. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *