“E bëra punën time”, pas Torasës vjen edhe lamtumira e Kalesë: Lashë një trofe kampioni dhe një 5-1

Te Tirana kanë nisur largimet e para dhe pas një lojtari me mjaft cilësi si Torasa, tashmë është një tjetër futbollist po aq i rëndësishëm si Elton Kale që i jep lamtumirën klubit. Një lamtumirë kjo që me sa duket nuk është dashur nga braziliani, por që në fund e sheh si vullnetin e Zotit. Përmes një postimi në “Instagram”, Kale falenderon Halilin dhe tifozët, ndërsa në fund thekson faktin se largohet nga Tirana me një trofe kampioni dhe me një fitore 5-1 në derbi.

“U përpoqa të mos e shkruaja lamtumirën, por nuk ishte e mundur që unë mund të ndryshoj planet e Zotit. Faleminderit Presidentit Refik Halili për mundësinë për të luajtur në KF Tirana. Tani, ju jeni shumë tifozë të çmendur atje (në një mënyrë të mirë) … ju jeni të mahnitshëm, faleminderit për afeksionin gjatë viteve. Unë gjithmonë bëja më të mirën time sa herë që vishja fanellën e bardheblu, e cila gjithmonë do të mbetet e veçantë për mua. Ndoshta një tjetër super lojtar do të vijë por jo si unë. Do të largohem por lashë një trofe kampioni dhe një 5-1. Kështu që puna ime u bë! Faleminderit shumë. Elton Kale dhe familja ime“, shkruan Elton Kale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elton Cale? (@eltoncalee)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *