E ardhmja e Kastriot Dermakut mbetet në udhëkryq. Shtatlarti kuqezi është rikthyer përsëri në Parma pas asaj eksperience jo dhe aq pozitive në radhët e Leçes, të ndikuar edhe nga dëmtimet. Megjithatë emri i lojtarit shqiptar nuk përfshihet në planet e Parmës për sezonin e ardhshëm, prandaj zgjidhja është largimi në një tjetër skuadër.
Pas gjurmëve të Dërmakut kishte rënë ekipi i Ternanas, që luan në Serie B. Por edhe këta të fundit duket se kanë hequr dorë nga pista për transferimin e mbrojtësit të Kombëtares kuqezi. Sipas “Corriere dell‘Umbria“, klubi sapongjitur në Serie B ka zgjedhur një tjetër lojtar për prapavijën. Bëhet fjalë për Biagio Maccariello, i cili do të transferohet me formulën e huazimit./Sport Ekspres/