“E ardhmja ime është këtu”, trajneri i Laçit flet pas barazimit me Vllazninë: Do të doja të qëndroja për shumë vite

Pritej që goli i shënuar nga Armando Broja me fanellën e Chelsea t’i jepte më shumë vëmendje sulmuesit shqiptar. Por nuk ndodhi kështu, teksa pas realizimit me Ëolves, lojtari nuk kishte asnjë minutë kundër Milanit.

E nëse në një mbrëmje si ajo e Champions League mund të kuptohej vendimi i Potter, trajneri i Chelsea nuk i ka besuar Brojës as kundër Aston Vilës. Lojtari i Kombëtares u aktivizua në minutën e 89 të takimit, ndërsa londinezët fituan 0-2. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Vukicevic: “I kemi bërë të gjitha për të fituar me Vllazninë. Kemi sulmuar shumë, por nuk ishim të përqendruar në momentin e fundit, për pasimin e fundit. Jam shumë i kënaqur për mënyrën sesi ekipi ka luajtur dhe ka luftuar. Lojtarët që erdhën nga stoli sot nuk e bën detyrën e tyre mirë. Kemi tentuar shumë herë për të shënuar edhe nga jashtë zone, por në fund kemi marrë vetëm një pikë. Presidenti e di që e ardhmja ime është këtu, tani presim vetëm rezultatet. Do të doja që të rrija këtu për shumë vite, por nëse rezultatet nuk vijnë, e di shumë mirë sesi shkon kjo punë”.

Orges Shehi: “Fusha ishte armiku ynë kryesor sot. Lojtarët tanë më të mirë dolën jashtë loje për shkak të saj. I thashë edhe djemëve që mund të fitojmë vetëm me durim për të pritur. I thashë lojtarëve në pjesën e parë që duhet të luanin jashtë natyrës së tyre, pasi fusha nuk na e lejonte. Terreni nuk na lejonte që të jepnim maksimumin tonë duke parë karakteristikat e lojtarëve që kemi”.

Mirel Josa: “Nuk them dot se Vllaznia meritonte diçka më tepër. Goli i parë i Lacit ishte i evitueshëm. Por me rëndësi ishte që ekipi luajti futboll, po kërkonte fitoren aq sa në pesë minutat e fundit kisha frikë se mos pësonim nga mënyra sesi po luanim përpara. Mungesa? Nuk dua të justifikohem. Urdhëro, ja ku e kanë fushën të gjithë lojtarët, duhet të luajmë futboll. Mos harroni se me Flamurtarin në Kupë nuk kishim ndeshje të lehtë”.

Bellai: “Më shqetëson pjesa që nuk shënojmë, kemi punuar gjatë gjithë javës për këtë pjesë. Futbolli do fat. Më pëlqeu loja dhe kam fjalët më të mirë për djemtë. Është problem botëror shënimi i golit. Manchester City shpenzon shifra të çmendura për të marrë Haland që shënon nga tre gola për ndeshje, ne duhet t’ia pasojmë shokut. Nuk mund të dalësh 30 herë para porte që t’i bësh një gol Tiranës”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *