Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha nuk ka bindur në gjashtë muajt e tij të parë si lojtar i Lacios në Serie A dhe me shumë gjasa, e ardhmja e 25-vjeçarit është jashtë Italisë.
I ardhur nga Red Bull Salcburg, nga Berisha pritej shumë, por mesfushori ka luajtur vetëm 5 ndeshje me fanellën e kaltër, dhe ato nga si zëvendësues.
E ardhmja e Berishës është vënë në pikëpyetje dhe mediet italiane, kanë filluar të kritikojnë edhe drejtorin Tare, i cili insistoi gjatë merkatos së verës që mesfushori i Kosovës të transferohej në kryeqytetin italian.
Me shumë gjasa, Berisha do të huazohet për pjesën e mbetur të sezonit dhe një rikthim i tij te Salcburgu shihet si mëse i mundshëm.