E ardhmja e Elseid Hysaj, përcaktohet takimi vendimtar

Rinovimi i Elseid Hysajt, momenti i mirë që po përjeton Mario Rui. Në ditën kur u vlerësua si menaxheri më i mirë italian në Serinë A dhe B, në ceremoninë e “Çmimeve Sportive Italiane”, Mario Xhufredi zbuloi të dhëna të rëndësishme për të ardhmen e yllit të Shqipërisë.

Vëmendja është e përqendruar te mbrojtësi shkodran, që prej muajsh është kthyer në temë diskutimi përsa i takon kontratës me Napolin. Menaxheri i Hysajt njoftoi takimin me presidentin e klubit, Aurelio De Laurentis, për të vlerësuar rinovimin e kontratës së 24-vjeçarit.

“Çështjen e kontratës së Elseidit po e diskutojmë prej disa kohësh me Napolin. Në javët e ardhshme do të takohem me presidentin, për të kuptuar nëse janë kushtet e përshtatshme për të rinovuar. Lojtari ka vetëm dy vjet e gjysmë të mbetura në kontratë”, tha Xhufredi, duke përcaktuar edhe afatet se kur do të përcaktohet e ardhmja e mbrojtësit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *