Xhanluixhi Bufon la Juventusin verën e vitit të kaluar, për të kaluar te PSG, pavarësisht se në atë kohë ishte 40 vjeç. Tashmë, në moshën 41-vjeçare, kur të gjithë mendojnë se është sezoni i fundit i italianit në futboll, vjen lajmi i bujshëm nga Franca.
Siç raportohet nga mediat franceze, PSG ka bërë gati rinovimin dhe marrëveshja është më pranë se kurrë. Formula pritet të jetë e njëjtë, me kontratën që do të jetë edhe për një vit tjetër.
Gjithsesi, thuhet dhe se PSG mund të tentojë ta bindë portierin legjendar, që të qëndrojë deri në vitin 2021 në klub, pra deri në moshën 43-vjeçare.
Diçka tjetër që vlen për t’u përmendur është edhe fakti, se rroga e Bufon pritet të rritet akoma më shumë me rinovimin, pasi portieri italian do të përfitojë shuma të mëdha nga bonuset.