E ardhmja e Alegrit, Anjeli merr vendimin për stolin e Juventusit!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kryefjala e momentit te Juventusi është padyshim çështja e trajnerit, me Masimiliano Alegrin që ende nuk është konfirmuar për sezonin e ardhshëm.

Pasditen e djeshme u raportua se do të kishte një takim mes vetë trajnerit dhe presidentit Anjeli, ku do të vendosej mbi të ardhmen e teknikut nga Livorno. Sipas asaj që raporton ditën e sotme “La Stampa”, duket se numri një i klubit bardhezi i ka dhënë përsëri besim Alegrit.

Italianit do t’i ofrohet një kontratë deri në vitin 2021 dhe do të ketë një përmirësim page. Sipas gjasave, në ditët në vijim pritet që Alegri të hedhë të zezën mbi të bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *