Moldavia do të vijë në Shqipëri për të luajtur përballjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Pas befasisë me Çekinë, moldavët kërkojnë të befasojnë edhe Shqipërinë dhe Poloninë. Ndonëse kuqezinjtë i vlerësojnë si të sigurta 3 pikët me Moldavinë, Viktor Styne e ka bërë të qartë në deklaratën e tij se objektivi i tyre është të marrin pikë në “Air Albania”.
“Është e vështirë të bësh parashikime. Sigurisht, ne të gjithë duam të marrim 6 pikë, por gjithashtu nevojitet të jemi realistë. Pikë së pari, duhet të përgatitemi mirë për ndeshjen me Shqipërinë. Sot e analizuam këtë skuadër. Kemi vetëbesim dhe do të shkojmë atje me objektivin për të luajtur sa më mirë dhe për të marrë pikë në këtë transfertë”, ka deklaruar Viktor Styne./Sport Ekspres/