Nejmar ka qenë në qendër të kritikave së fundmi. Pas ndeshjes së Brazilit kundër Kilit, tifozët kanë vërshuar me kritika për lojtarin e PSG-së. Ata e kanë akuzuar Nejmarin për paraqitjen e tij fizike, duke e konsideruar si mbi peshë. Megjithatë ka qenë vetë ylli brazilian ai i cili ka reaguar kundrejt kritikëve.
Futbollisti 28-vjeçar ka përdorur llogarinë e tij zyrtare në “Instagram“ për të sqaruar gjithçka. “Fanella ishte e masës G (L në masën europiane), jam në peshën time. Ndeshjen tjetër do kërkoj për masën M“, u kthehet tifozëve Nejmar Xhunior./Halit Delibashi-Sport Ekspres/