VIDEO/ I ardhur nga Barcelona! Shkëputja e Rei Manajt ndaj futbollistëve të Polonisë, u vu re ndryshimi i sulmuesit

I ardhur nga stërvitja me ekipin e parë të Barcelonës, Rei Manaj e nisi nga minuta e parë takimin kundër Polonisë. E pritshme, teksa të gjithë prozhektorët ishin vendosur tek ky sulmues. Sigurisht që nuk mund të bënte asnjë magji për të vendosur ndeshjen i vetëm me goditje nga distanca. Por padyshim që progresi i Manajt është kuptuar në fushën e lojës, sidomos nëse e krahasojmë me paraqitjet e tij të mëparshme.

Fizikisht ishte i pamposhtur ndaj mbrojtësve të Polonisë, ndërsa po paraqitet edhe më i rrezikshëm në portën kundërshtare. Minuta e 42 demonstroi edhe njëherë tjetër vlerat e Manajt që “i vjedh” topin me forcë rivalit dhe e thyen Poloninë në zemër të mbrojtjes. Por mes mbulimit mes dy lojtarëve që përdorin edhe dinakërinë duke e tërhequr pak nga fanella Manajn për t’i prishur ekulibrin, futbollisti shqiptar nuk mundi të konkretizonte aksionin personal. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online