Dzaria: Te Kukësi, vetëm për 6 muaj

Mesfushori flet për mediet e vendit të tij dhe tregon kushtet e  kontratës, por edhe arsyen se pse zgjodhi të ndryshojë kampionat  

Iraksi Dzaria u prezantua dy ditë më parë si lojtari më i ri i kampionëve. Mesfushori nga Gjeorgjia, i cili ka qenë pjesë e përfaqësueses së vendit të tij, do të provojë një aventurë të re me ekipin kuksian. 29-vjeçari nuk ka pasur asnjëherë një përvojë jashtë kampionatit gjeorgjian, ndaj synon që kjo eksperiencë t’i shërbejë për të bërë hapa të tjerë të suksesshëm. Vetë lojtari ka folur për herë të parë si “kuksiane” për shtypin sportiv në Gjeorgji. Mesfushori tregon detajet e kontratës me kampionët e Shqipërisë, por njëkohësisht edhe planet për të ardhmen. Dzaria pranon se ka nënshkruar vetëm për 6 muajt e ardhshëm, pasi synon të performojë mirë me Kukësin dhe më pas të kalojë në një tjetër kampionat më të fortë. Normalisht, Dzaria e lë të hapur mundësinë për të rinovuar me Kukësin, por me kushte më të mira: “Prej dy ditësh jam në Antalia me Kukësin. Pasi kreva vizitat mjekësore dje (pardje), kam firmosur kontratën. Klubi më ofroi një kontratë për një vit e gjysmë, por do të qëndroj vetëm 6 muaj, pasi nëse luaj mirë këtu, do të shkoj në një kampionat më të fortë, ose do të firmos një kontratë tjetër më të mirë”, – thotë fillimisht Dzaria për “1tv.ge”.

 

Dzaria shkon më tej, teksa e vlerëson kampionatin shqiptar, duke e krahasuar gjithnjë me kampionatin e vendit të tij: “Jam i kënaqur që lashë Gjeorgjinë pasi këtu ka kushte 4-5 herë më të mira dhe potenciale”, – përfundon mesfushori Dzaria, i cili pritet që debutimin me Kukësin ta kryejë në përballjen miqësore me Fenerbahçen. Te Kukësi kanë shume besim tek aftësitë e 29-vjeçarit, por vetë lojtari duket se është mjaft i qartë për të ardhmen dhe kërkon ta shndërrojë Kukësin në një trampolinë për një tjetër kampionat të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online