Dyshohet se po përdor “lëndë narko.tike”, Vuçiç e tepron: Serbia shkon në gjysmëfinale të Botërorit! Fitojmë me Portugalinë ose Uruguain, pastaj mundim Spanjën

Numri një i Serbisë, Vuçiç, e ka bindje se Kombëtarja e vendit të tij do të shkojë në gjysmëfinalen e Botërorit të Katarit. Fantazia e tij është aq e shfrenuar sa realisht ka “dyshime se ka përdorur lëndë narko.tike” gjatë deklaratës. Vuçiç ka parashikuar gjithë grupet dhe mënyrën sesi Serbia do të fitojë pasi të kalojë grupin e saj, por fillimisht duhet të kalojë Brazilin dhe Zvicrën.

“Nuk e di nëse do të shkoj në Katar, si i ri kam shkuar kudo. Të gjithë qeshën me mua kur hipa në aeroplan dhe u thashë djemve të shkonin të mposhtnin Ronaldon dhe të tjerët në Portugali. Mendoj se jemi mirë në grup, ndryshe nga të tjerët që mendojnë se kemi një grup të tmerrshëm, për mua jemi me fat. Mendoj se do të shkojmë në gjysmëfinale.

Për kundërshtarin e radhës pas grupeve, me sa kuptova, do të ndeshemi me grupin më të lehtë dhe me ata që kemi fituar tashmë, Portugalinë dhe Uruguain. Kjo do të thotë se do të jemi në tetë më të mirat. Ne do t’i mposhtim ata dhe më pas janë spanjollët dhe kroatët dhe ja ku shkuam në gjysmëfinale”, tha Vucic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *