Dyshimi, Adorjan me probleme fizike?

Mesfushori hungarez nuk e merr të plotë ngarkesën fizike. 24-vjeçari në ushtrime me ritëm nxirret të pushojë së bashku me Çanin për t’u rifutur sërish

Edgar Çani është emri që ka shqetësuar më shumë në radhët e Partizanit. Sulmuesi është afruar në skuadër pas operimit dhe akoma nuk është në formën e tij, por një tjetër dyshim ka lindur në radhët e të kuqve. E kjo lidhet as më shumë e as më pak se sa me yllin e Partizanit, Kristjan Adorjan. Hungarezi i afruar me bujë bindi të gjithë fillimisht me paraqitjet e tij, pasi ka një teknikë mjaft të mirë. Njeh driblimin, e përkëdhel sferën kur e ka në këmbë, njeh vertikalizimin dhe është mjaft e vështirë të ia rrëmbesh topin nga këmbët. Ama, rezultatet e fundit të Partizanit dhe rastet e humbura me Skënderbeun kanë kthyer vëmendjen te ai. Adorjan u zëvendësua në sfidën e fundit kundër korçarëve duke mos e çuar ndeshjen deri në fund. Juliano e largoi nga ndeshja në minutën e 64-ët. Para sfidës me Kukësin, 24-vjeçari shfaqi probleme fizike duke rritur dyshimet te ai.

PROBLEMET FIZIKE – Dilemat janë rritur në kampin e kuq, pasi Adorjan nuk po arrin të marrë të plotë edhe ngarkesën fizike. Në momentin që stafi teknik aplikon lojëra të forta dhe me ritëm të lartë, hungarezi nuk është stabël. Ai së bashku me Çanin hynë dhe dalin nga këto ushtrime. Adorjan, po ashtu edhe sulmuesi, qëndrojnë për pak minuta me grupin, më pas nxirren jashtë për të pushuar dhe më pas rikthehen përsëri në ushtrime. Një rutinë që ka vazhduar dhe vazhdon thuajse çdo herë që Juliano aplikon një program me ritëm të lartë fizik. Një sjellje e tillë ka ngjallur dyshime edhe te pjesa tjetër e lojtarëve dhe grupit. Ata kanë filluar të dyshojnë për gjendjen fizike të Adorjanit.

ADORJAN – Sezonin e fundit, mesfushori e ka luajtur te Novara dhe ka qenë lojtar stabël, pasi ka luajtur në 25 ndeshje. Adorjan nuk ka pasur dëmtime sezonet e fundit, pasi sipas të dhënave, dëmtimi i fundit që ka pasur dhe që pasqyrohet ka qenë në radhët e Novarës, në sezonin 2014-15. Ai ka qëndruar rreth 5 muaj jashtë fushave. Megjithatë, në kampin e kuq nuk janë të shqetësuar, pasi lojtari nuk ka ndonjë problem serioz, gjithsesi fakti që nuk e ka marrë ngarkesën e plotë, ka ngjallur dyshime. Dëmtimi i Çanit duke se ka bërë paksa me “dritëhije” edhe ambientin e kuq.

 3

ndeshje ka zhvilluar Adorjan me fanellën e Partizanit. Ai ka qëndruar në fushë për 270 minuta. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *