Dy vjet e gjysmë burg, tifozi roman paguan për ngjarjet në Liverpul!

Tifozi i Romës, Daniele Shiusko është dënuar nga Gjykata e Liverpulit me dy vjet e gjysmë heqje lirie për incidentet që shpërthyen pranë stadiumit “Anfield Road” në Liverpul, me rastin e gjysmëfinales së vajtjes së Champions League, më 24 prill. Lajmi ka ardhur nga BBC dhe shumë medie angleze.

Në atë rast, Shiusko dhe një tjetër tifoz, ishin ata që shkaktuan trazirat, teksa mbeti i plagosur rëndë dhe disa kohë në gjendje kome tifozi irlandez Shon Koks, që ndodhej aty në atë moment dhe mori pjesë në këtë ballafaqim tifozerish.

Edhe pse sipas “Daily Star”, Shiusko nuk pati gisht në atë që ndodhi, pasi thjesht ishte aty në linjën e parë, përgjegjësia ka rënë mbi atë dhe tani duhet të vuajë dënimin.

https://www.youtube.com/watch?v=XJjN_h3EOv4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *