Dy shokët e pandarë, Rei Manaj e pret Keidi Baren në La Liga

Një lajm i bujshëm erdhi nga Spanja së fundmi, atje ku Rei Manaj është grumbulluar nga Barcelona. “Duhet shumë fat për të mbërritur deri te Setien”, u shpreh sulmuesi i Shqipërisë, ndërkohë që e kishte tek dera duke trokitur për të. Vetëm pak orë nga kjo deklaratë dhe me një ndeshje debutimi te Barcelona B, trajneri Setien e grumbulloi në skuadrën e parë kundër Leganesit për Kupë.

Por tashmë një tjetër lëvizje vjen nga i njëjti vend dhe për një tjetër lojtar të Kombëtares. Flitet për shokun më të ngushtë të Manaj, Keidi Bare. Mesfushori që i fitoi dashurinë të gjithëve me paraqitjet te Malaga dhe Shqipëria, ka marrë ofertën e 2 milionë eurove. Por ai do të mbetet në huazim te Malaga deri në fundin e sezonit, ndërsa skuadrës së Getafes që aktualisht gjendet në vendin e 4, i bashkohet në verë.

Më herët kanë luajtur në Segunda Division dhe këtë herë mund të shihen në La Liga, dy shokët e ngushtë dhe dy lojtarët e Kombëtares. Por për t’u përmbushur kjo dëshirë, Manaj duhet të djersisë shumë me fanellën e katalanasve për të treguar sesa vlen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online