Besojeni ose jo, ndodh në Itali! Trajneri i Juventus e quajti si Mbape, “pistoleta” e ndryshkur duket si jashtëtokësor para serbit

Gjithmonë e kemi theksuar se Itali, e cila njihet si shkolla e futbollit të mbrojtjes, në të vërtetë, është kthyer në lëndinën e sulmuesve. Sa shumë shembuj shërbejnë si prova konkrete për të treguar se golat e panumërtë që shënohen në Itali, nuk janë meritë e lojtarëve të mëdhenj që luajnë në kampionat, por e mbrojtjes që lë për të dëshiruar.

Nëse nuk jeni bindur me Imobilen që nuk kalon kuotën e 2 golave të shënuara jashtë Italisë dhe kalon 20 golat në sezon në Serinë A, nëse nuk jeni bindur me Belotin, le të kalojmë në kohën aktuale. Vlahovic u prit si sulmuesi më i madh i këtyre kohërave, aq sa trajneri Alegri e quajti pas një stërvitje me Juventusin si lojtar i nivelit të Mbapes.

Nga ana tjetër, Fiorentina mori Piatek si zëvendësues të Vlahovic. I njohur ndryshe edhe si “pistoleta e ndryshkur”, që nuk shkrep më. Pas shpërthimit te Genoa me 12 gola dhe 9 golave të shënuara me Milanin, polaku dështoi në aventurën e tij në Bundesligë te Hertha e Berlinit. Të dy si transferime të merkatos së janarit, por Piatek ka shënuar 4 gola në 270 minutat e fundit në Itali te Fiorentina dhe Vlahovic ka shënuar 0 gola në 350 minutat e fundit në Itali me Juventusin. E thënë ndryshe, nëse Vlahovic është Mbape, Piatek i përket planetit tjetër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online