Mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, do të luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League-s. Në fushën e lojës do të jenë nga minuta e parë dy futbollistë shqiptarë. Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin dhe për Granit Xhakën.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare do të luajë me Atalantën e tij në një stadium të nxehtë si ai i Marseille-s, ndërsa Xhaka sfidon Romën në “Olimpico”. Të dyja skuadrat e tyre, si Atalanta, ashtu edhe Bayer Leverkuseni synojnë që në fund të këtij kompeticioni të rrëmbejnë në duart e tyre trofeun e Europa League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/