Ende pa u mbyllur sezoni, skuadrat janë vënë në lëvizje për transferimin e lojtarëve. Torino ka hyrë në kontakte për blerjen e Kastriot Imerit. Lojtari shqiptar ka bërë një sezon mjaft pozitiv me Serveten në Zvicër, duke tërhequr kështu vëmëndjen edhe në Itali.
Por pas tij nuk është vetëm Torino. Sipas raportimeve të mediave përtej Adriatikut, edhe Fiorentina po punon për të siguruar firmën e tij. Klubi zviceran kërkon 6 milionë euro për ta lënë të lirë, megjithëse shifra mund të ulet deri në 3-4 milionë. Imeri ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Zvicrës dhe ende nuk ka bërë zgjedhjen e tij për sa i përket Kombëtares që do të përfaqësojë në arenën ndërkombëtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/