Naxhi Berisha që luan te FC Prishtina U19 do të testohet te klubi i njohur kroat Hajduk Split. Një arritje më vete për këtë lojtar që do të ketë shansin për të kapur mundësinë e jetës. Ai do të qëndrojë atje për dy javë, ku do të testohet në disa ndeshje miqësore.
Së bashku me të do të jetë edhe futbollisti Rijad Jashari, pjesë e 2 Korrikut. Falë angazhimit të skautit të Hajdukut në Shqipëri dhe Kosovë, Albin Sahatqija, futbollistët shqiptarë janë shumë pranë arritjes në Kroaci. /Sport Ekspres/