Dy fotografitë që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, si Manchester United ia fali fitoren ekipit turk

Solskajer është në prag të shkarkimit te Manchester United dhe po mban mbi shpatulla presionin e madh të dështimit. Në takimet e fundit “djajtë” kanë zhgënjyer tërësisht me rezultatet dhe performancat e tyre. Pika më e dobët është theksuar për mbrojtjen e skuadrës angleze që e ka dëshmuar edhe në përballjen e sotme ndaj Instabul Bashakseir që lë për të dëshiruar. Në golin e parë të skuadrës turke shihet sesi Manchester United luan si të jetë një skuadër amatore ku nuk ka asnjë lojtar që qëndron në prapavijë, por janë të gjithë në zonën kundërshtare.

Mjafton një top i gjatë për të gjetur Demba Ba që mund të vazhdojë rrugën i vetëm nga mesfusha për të mbërritur te portieri i Manchester United. Një shfaqje e shëmtuar vjen edhe në golin e dytë, atje ku tre lojtarë të “djajëve” markojnë njëri-tjetrin dhe ia falin realizimin skuadrës turke. Të dy këto gafa fëmijnore kanë bërë jehonën e rrjeteve sociale për të treguar pikën se ku gjendet Manchester United. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online