Rocco Vata është një prej futbollistëve jo pak të përfolur. Djali i Rudi Vatës ka spikatur me talentin e tij te Celtic. Megjithatë duket se lojtari nuk do t’i bashkohet ekipit të parë, për të qenë pjesë e rëndësishme e këtij klubi.
Dy ekipe të tjera janë në garë për Vatën, kontrata e të cilit është drejt përfundimit. Club Brugge dhe Torino e kanë ndjekur nga afër dhe janë interesuar për kartonin e futbollistit shqiptar. Ditët e ardhshme pritet që të jenë vendimtare dhe për vazhdimësinë e djalit të Rudit Vatës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/