Dusan Vlahovic e ka objektivin më të madh të karrierës, dëshiron të bëjë atë që vetëm Luka Modriç mundi në Ballkan

Sulmuesi Dusan Vlahovic ka dhënë një intervistë për L’Equipe në të cilën ka folur për karrierën dhe planet e tij për të ardhmen, ndërsa ka zbuluar edhe se cila është dëshira e tij më e madhe kur bëhet fjalë për futbollin.

“Do të doja të jem një futbollist që të gjithë do ta mbajnë mend. Fitimi i Topit të Artë është ëndrra dhe dëshira ime më e madhe. Ky është qëllimi im dhe besoj se gjithçka është e mundur në futboll”, tha Vlahovic.

Vlahovic ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 26 ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon në Serinë A. Është e qartë se ky është një mision i pamundur dhe vetëm Luka Modric ka arritur ta realizojë në Ballkan. /Sport Ekspres/