Klodian Duro ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në Kombëtaren kuqezi, ndërsa tashmë ka nisur një karrierë si trajner. Në emisionin “Kuq e Zi” në “Supersport”, Duro goli për situatën e skuadrës, por dhe për një mundësi nëse do ta merrte ekipin në këtë situatë ku ndodhet.
“Është situatë e vështirë, por jeta vazhdon. Mendonim një rezultat ndryshe me Skocinë, pasi edhe opinioni ishte përgatitur për një sukses. Është një gjendje e vështirë, por nuk është fundi i botës të të mundë Skocia. Kemi për të korrigjuar nga kjo sfidë, por kjo i takon Panuçit dhe stafit të Kombëtares. Sot kanë një shans për të ngrohur publikun. Duhet të japin gjithçka lojtarët”
“Në një situatë të tillë fajtor janë të gjithë, nuk mund të ndahet. Të gjithë kanë problemet e tyre. Në ndeshjen me Skocinë, gaboi një prej lojtarëve më të mirë si Xhaka dhe u ndëshkuam. Më pas gaboi kapiteni Mavraj me atë kartonë të nxituar dhe këtu filluan problemet, këtu nisin dhe problemet, pasi skuadra pëson një goditej psikologjike. Ishte e vështirë me 10 lojtarë. Sa i përket trajnerit, nuk them se ka shumë për të thënë pasi nisi keq dhe përfundoi keq. Nëse e marrim që në fillim kur ka ardhur, ka një karrierë për t’u vlerësuar dhe është në hapat e para si trajner. Unë e vlerësoj trajnerin nga skema që përdor dhe nuk më ka lënë ndonjë shije të veçantë. Ka shumë për të mësuar në karrierën e tij”.
“Do e merrje Kombëtaren në këtë moment? Unë nuk i trembem asnjë lloj sfide dhe kjo është një nga më të bukurat nëse do më jepej mundësia. Nuk kam asnjë dilemë në këtë aspekt”.