Aventura e Klodian Duros në Kosovë është shumë larg asaj që shumëkush mund të kishte menduar në tetor. Megjithëse pritej nga tifozët dhe gjithë ambienti përreth me respekt dhe dashuri për figurën që dikur ka pasur në Kombëtaren shqiptare, rrugës gjërat ndryshuan. Skandalet e kanë përndjekur njëri pas tjetrit dhe tashmë të gjithë janë ktheyr kundër Duros.
Madje sot ishte vetë shefi i sigurisë së Feronikelit që ka ndërprerë intervistën e trajnerit për të kërkuar dorëheqjen e tij. Por të njëjtin mendim e ndajnë edhe tifozët besnikë të klubit nga Drenasi, të njohur me emrin “Tigrat e Zi”. Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook” këta të fundit shprehen: “I gjithë qyteti kërkon dorëheqjen prej teje. Jep dorëheqjen Duro”.
Mbetet për tu parë se cili do të jetë vendimi i ish-lojtarit të Kombëtares kuqezi, të cilit përpos ambientit aspak pozitiv përreth tij, po i mungojnë edhe rezultatet në fushë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/