Duro: I bindur se do marrim maksimumin, respektojmë çdo kundërshtar

Klodian Duro është gati për rikthimin e tij në Superiore. Trajneri i Kamzës ka folur para ndeshjes me Kastriotin. Ish-lojtari i Kombëtares Shqiptare është besimplotë se ekipi i tij do të bëjë mirë në përballjen e nesërme. Në konferencën për shtyp, numri 1 i stolit të Kamzës  fillimisht u shpreh: “Duhet të jemi gati për këtë sfidë dhe do të shpalosim më të mirën tonë. Jam shumë i qetë se ekipi do të marrë maksimumin. Për ne pak rëndësi ka kë do kemi përballë, e rëndësishme është që të tregojmë atë çfarë dimë të bëjmë. Ne respektojmë çdo kundërshtar”.

40-vjeccari më pas komentoi situatën në skuadër. Duro tregoi se ishte mjaft i kënaqur me atë që kishte gjetur tek klubi nga periferia e kryeqytetit: “Unë kam gjetur një ekip të mirëorganizuar, të plotë, si në klub dhe në organikën. Jam shumë i kënaqur me gjithçka që kam gjetur këtu. Jam i kënaqur nga impenjimi për të dhënë më të mirën dhe për të shprehur çdo gjë. Edhe ndeshja e Kupës tregoi se ne vazhdojmë me këtë seriozitet. Ne do të jemi serioz në çdo ndeshje pavarësisht nëse se në çfarë kompeticionin”.

Më pas, ish-trajneri i Kukësit ka folur dhe për mungesën e golave nga sulmuesit, kjo për faktin e ekipi i tij ka realizuar vetëm 1 gol në tre ndeshjet e para: “Çështja e golit është çështje kohe. Të gjithë sportistët do të dalin para porte dhe do të shënojnë deri në fund të ndeshjes”.

MARTINENA

Përkrah trajnerit Duro ishte dhe sulmuesi nestor Martinena, i cili po ashtu beson se skuadra e tij do të bëjë mirë dhe se presioni është në anën e kundërshtarit, Sa i përket mungesës së golit. Ish-lojtari i Dinamos shpreson që të realizojë që në këtë sfidë.

”Nuk e ndjejmë presionin. Kundërshtari ka presion. Ne duam tre pikët por nuk kemi ngarkesë psikologjike. E mendoj golin tim të parë. Dua të shënoj këtë ndeshje. Nuk kam objektiv në këtë ndeshke, dëshirojmë që të arrijmë Europën. Do të shohim ndeshje pa ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *