Duro: Gabuam, duhej të shënonim golin e dytë

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka mbetur i zhgënjyer nga barazimi në Gjirokastër. Në pjesën e dytë Flamurtari kishte në dorë ndeshjen, gaboi edhe raste dhe fali një gol të evitueshëm, duke humbur dy pikë të arta.

“Rezultati 1-0 nuk ka asnjëherë garanci. Ne duhej ta kishim mbyllur ndeshjen, sepse Luftëtari ka lojtarë shumë të rrezikshëm në sulm. Më vjen keq, sepse në pjesën e parë bëmë disa gabime, ndërsa në të dytën Luftëtari nuk na rrezikoi asnjëherë, përveç golit, ku gabuam.

“Mungesa e Siljanovskit? Dihen aftësitë dhe vlerat e tij, por edhe Jakovljeviç bëri mirë, duke mbuluar gjatë gjithë ndeshjes Bregun, i cili dihet çfarë cilësisht ka dhe na ndëshkoi në një mundësi që iu dha.

“Sërish avantazh i shpërdoruar? Më vjen shumë keq, janë disa ndeshje ku duhej të fitonim, por ndeshet nuk janë njësoj. Ndaj Laçit na u mohuan dy penallti, me Kukësin e Skënderbeun një barazim është normal, ndërsa sot është një barazim i pranueshëm, ndaj një rivali të rrezikshëm, që nuk është për vendet e fundit, me lojtarët që ka, sidomos në sulm, ku për mua është ndër ekipet më të mira në Shqipëri. Më vjen keq për pjesën e dytë, sepse po e administronim lehtësisht ndeshjen dhe patëm raste për të shënuar golin. Gjithsesi, kështu është futbolli, edhe ne kemi fituar në fund.

“Rastet e humbur? Duhej të kishim shënuar më shumë, gabuam shumë raste në pjesën e dytë, ndaj një rivali të dorëzuar. Bushiç nuk ishte mirë fizikisht, rrezikova duke e aktivizuar, por gjithsesi mundësitë për të shënuar sërish i patëm dhe Luftëtari përfitoi, duke mos shënuar ne.

“Ndeshja ndaj Vllaznisë, vetëm nxënës shkollash në stadium? Presidenti Idrizi ka folur për gazetarët, nuk e kemi diskutuar ende këtë çështje, do të shohim gjatë javës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online