Duro e nis me fitore, Kastrioti i pafuqishëm

Kamza rikthehet tek fitorja, pasi arrin të mundë në shtëpi skuadrën e Kastriotit me rezultatin 2-0. Trajneri Klodian Duro e nis mirë aventurën e tij me Kamzën në Superiore, ndërsa në anën tjetër skuadra e Elvis Plorit regjistron humbjen e tretë radhazi.

Në një stadium të boshatisur, u luajt një ndeshje pa shumë ritëm dhe me rastet që ishin me pikatore. Në fraksionin e parë mund të veçohen vetëm golat dhe asgjë më shumë. Fillimisht ishte Roloviç, i cili nga fare pranë portës nuk e kishte të vështirë që të shënonte pas pasimit të Mehmetit. Kamzlinjtë arritën që të dyfishonin pa u mbyllur pjesa e parë, pasi Fukui gjeti dhe golin e tij të parë këtë sezon dhe të dytin për skuadrën e tij. Pas një pasimi të Plakut, japonezi mundi që të kalonte dhe portierin Kuka e më pas me portën e boshatisur të shënonte dhe golin e dytë.

Në fraksionin e dytë, skuadrat ngacmuan më shumë në portat kundërshtare, por pa mundur që të shënojnë. Kastrioti tentoi që të reagonte në fillimin e pjesës së dytë, por nuk pati forcën për të rihapur ndeshjen. Kamza rikthehet tek fitorja dhe shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërsa në krahun tjetër krutanët mbeten me 3 pikë.

 

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4

E shtunë, më 15 shtator, ora 15:45

Stadiumi i Kamzës, Kamzë

KAMZA 2-0 KASTRIOTI

Shënues: Roloviç 13′, Fukui 43′

GOLAT

12’ – Frashëri pason për Martinena, i cili bukur lëviz brenda zone dhe godet, por pret portieri mik. Aksioni vijon me Frashëri sërish kërkon nj nga shokët e tij të skuadrës dhe gjen Mehmetin këtë radhë, i cili pason për Roloviç i cili nuk gabon dhe shënon golin e avantazhit.

43’ – Pas një kundërsulmi të shpejtë Fukui doli i vetëm me portierin mik pas një pasimi të Plakut. Japonezi kaloi dhe gardianin e më pas me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë që të shënonte dhe golin e dytë për vendasit.

Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Idrizaj, Malaj, Mehmeti, Fukui, Roloviç (Mumajesi 63′), Plaku (Orelesi 87’), Martinena (Zisi 90+3’). Trajner: Klodian Duro.  Të gatshëm: Kriev, Peçi, Rezi.

Kastrioti: Kuka, Husein (Shehi 46′), Lila, Çela, Stijepoviç, Çutra (Atsina 46′), Mziu, Okebuku (Ymeri63′), Roxher, Bardhi, Marku. Trajner: Elvis Plori.  Të gatshëm: Puja, Caca, Domgjoni.

Kartonë të verdhë: Malaj 65’/ Okebuku 56′, Çela 75′

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Ilir Tartari,  Orgest Grabova, Emirion Sino

Delegat: Bujar Pregja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *