Dunga i jep fund me Vllazninë dhe firmos në Japoni, ja shuma që do të arkëtojnë shkodranët

U afrua te Vllaznia në merkaton e verës, por e ardhmja e tij nuk do të jetë më Shkodra. Ismael Dunga ka gjetur akordin tjetërkund dhe prej Kenias, ku po qendron prej disa kohësh, do të udhëtojë drejt Japonisë së largët. “ABC Neës“ bën me dije se gjithçka është e kryer dhe sulmuesi afrikan ka firmosur një kontratë të re me Sagan Tosu, ku do të përfitojë më tepër se te kuqeblutë.

Për këtë lëvizje është marrë edhe drita jeshile e Vllaznisë, që do të përfitojë 90 mijë dollarëve në arkat e saj. Klauzola në kontratë ishte e një shume prej 200 mijë eurosh, por shkodranët në fund janë bindur ta lënë të lirë edhe për më pak të ardhura. Në radhët e Sagan Tosu në të shkuarën ka luajtur edhe sulmuesi i njohur Fernando Torres, ndërsa shumë yje të tjerë të futbollit europian kanë zgjedhur Japoninë si destinacionin e tyre të fundit në karrierë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *