Dule: Kjo ndeshja e sezonit, kalendari na favorizon!

Java e 26-të është një provë e fortë mbijetese për skuadrën e Tomorit, që mbyll renditjen e zonës Play-out të Grupit B me 10 pikë, 5 pikë më pak nga Elbasani që të shtunën e pret në stadiumin “Tomori”. Edhe pse skuadra është e rrezikuar që të zbresë në Kategorinë e Dytë, trajneri Santiljan Dule nuk e pranon, duke iu referuar kalendarit.

Për SportEkspres.com, Dule deklaroi se në ndeshjen me Elbasanin, skuadra e Tomorit luan gjithë sezonin në Kategorinë e Parë. “Jemi të përgatitur të luajmë një ndeshje të vështirë, që vlen sa gjithë sezoni për ne. Jemi përgatitur gjatë gjithë javës, jo vetëm për anën psikologjike, por edhe kemi provuar shumë skema taktike duke menduar se Elbasani do vijë në Berat më shumë për t’u mbrojtur”, tha Dule.

Më tej ai vijon: “Do jenë 90 minuta në sulm frontal nga ana jonë, nuk kemi asgjë për të humbur. Do të kemi mbështetje të madhe të tifozerisë dhe ata nuk do t’i zhgënjejmë. Nga kjo fitore ne e quajmë mbijetesën tonë të kaluar, pasi edhe kalendari i dy javëve të tjera na favorizon”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *